“Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”.
Zoti Wadephul përveçse nënkryetar i grupit parlamentar kristiandemokrat është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag. Reforma zgjedhore ishte një ndër 7 kushtet e Bundestagut, që përfshinte plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe plotësimin e rekomandimeve për të drejtat e njeriut. Plotësimi i këtyre kushteve ishte garanci për fillimin e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale i thanë DW-së se Bundestagu do të shohë përmbajtjen që do të dalë nga marrëveshja e arritur për reformën zgjedhore. Në fund të janarit Komisioni Evropian pritet të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e Presidentit francez Macron. DW raporton se dakordësimi me Francën për procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb – parashikuar për t'u mbajtur në muajin maj.Wadephul përshëndet dialogun për reformën zgjedhore
Grupi parlamentar i CDU/CSU-së në parlamentin gjerman e përshëndeti marrëveshjen e djeshme për reformën zgjedhore midis qeverisë dhe opozitës.
Në një intervistë për Deutsche Welle (DW), nënkryetari i grupit parlamentar të kristiandemokratëve Johann David Wadephul u shpreh se dialogu i nisur për reformën zgjedhore është hap i rëndësishëm për hartimin saj.
Ai theksoi se reforma duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019.
Të sugjeruara
Investigimi i 'Boom' – Mensat sociale të Bashkisë Tiranë shërbime me burokraci
15 Janar 2020, 18:44Rusi, Putini kërkon ndryshime kushtetuese, dorëhiqet qeveria
15 Janar 2020, 18:08Qeveria dëbon 2 diplomatë iranianë
15 Janar 2020, 17:02
Turizmi eksporton talentin shqiptar dhe importon turistë kalimtarë
15 Korrik 2026, 07:30
