- Në 9 shtator 2016, u vra Sajmir Jaku, ish-drejtori i OSHEE-së, në një lokal të populluar në Rrëshen. Dyshimi kryesor i policisë ishte përfshirja në trafik droge, madje kishte dhe dyshime se Jaku kishte qenë i dënuar në Itali për trafik droge. Në këtë ngjarje, policia dyshoi se ishte përfshirë dhe Kastriot Reçi, por ky dyshim nuk u provua nga policia.
- Në 28 prill të 2017-ës u vra, në Romë, Gasper Reçi, vëllai i viktimës së sotme, edhe ky një personazh problematik, pasi ishte i përfshirë në trafikun e drogës dhe në veprimtari të tjera kriminale.
- Në 6 shtator 2017 u ekzekutua Kreshnik Gjini, nipi i Saimir Jakut, në Belgjikë. Policia belge ngriti dyshimet se vrasja e Gjinit ishte hakmarrje për vrasjen e Gasper Reçit, një vit më parë.
- Më 12 gusht 2019, u ekzektua në qendër të Rrëshenit Armando Gjini, i njohur dhe me emrin Tonin Gjini. Armando Gjini ishte pjesë e grupit të njohur me emrin e drejtuesit të tij, “Met Kananaj”, i cili njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në Shqipëri.
Në gjitha vrasjet, autorët kanë vepruar me shpejtësi dhe profesionalizëm, duke ngritur dyshime se mund të jenë përdorur dhe vrasës me pagesë. Asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbardhur plotësisht nga policia.
