-Stevo Pendarovski, i mbështetur nga një koalicioni qeverisis me në krye partia Socialiste LSDM të kryeministrit Zoran Zaev, mori 323,846 (44.79%) vota;
- Gordana Siljanovska-Davkova e mbështetur nga partia konservatore e opozitës VMRO-DPMNE, mori 319,240 (44.15%) vota;
- Blerim Reka, kandidat i pavarur dhe i mbështetur nga partitë shqiptare të opozitës "Aleanca për shqiptarët" dhe "Besa", mori 79.915 (11.05%) vota.
Në bazë të rezultateve, kandidati Reka përjashtohet nga gara, ndërsa fituesi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkovës do të zgjidhet më 5 maj. Votuesit e kandidatit Reka pritet të luajnë rol të rëndësishëm në zgjedhjen e presidentit pasi mes dy kandidatëve diferenca është shumë e ulët. Fushata presidenciale u dominua kryesisht nga debatet mbi marrëveshjen e emrit me Greqinë. Pendarovski dhe Reka mbështetën ndryshimin e emrit, ndërsa Siljanovska-Davkova premtoi të bënte gjithçka që mundte për të rivendosur emrin e mëparshëm. Maqedonia e Veriut shpreson të hapë negociatat e pranimit me BE-në dhe të bashkohet me NATO këtë vit, pasi Greqia hoqi veton e vet shumëvjeçare për anëtarësimin e Maqedonisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndryshimin e emrit. Shpërndaje te miqtë
