“Shqipëria me numrin më të lartë të vdekjeve në Europë që nga fillimi i pandemisë. 10 mijë vdekje më shumë. Dështimin e Edi Ramës me pandeminë e paguan qytetarët e thjeshtë, të cilët mbetën të pambrojtur ndërkohë që përgjigjja e vetme që qeveria kishte, ishte si përherë propaganda”.
Vokshi u shpreh se këto shifra janë pasoja e sundimit të një pakice, e cila ka harruar popullin:“Rama refuzoi planin e PD me 5 pika, sepse ai kishte planin e tij për të plaçkitur taksat e shqiptarëve edhe në kohë pandemie. Këto janë pasojat e pashmangshme të sundimit të një pakice që ka braktisur shqiptarët dhe punon vetëm për veten dhe klientët e saj”.
