Vokshi: Qeverisja e Ramës ka larguar të rinjtë, ne kemi program për punësimin e tyre

exit.al 3 Prill 2021, 14:31

Drejtuesja politike e njësisë numër 11, Albana Vokshi deklaroi se në qendër të programit të PD është rinia dhe punësimi i tyre.

Gjatë takimit me qytetarët, Vokshi u shpreh se gjatë këtyre viteve janë larguar të rinjtë të shkolluar pasi shteti nuk i ka ofruar asnjë mundësi.

Çdo ditë takoj nëna baballarë familje të tëra që nuk kanë fëmijët. Kanë ikur profesionistët, njerëzit me tru. Pse?  Sepse nuk kanë mundësi të shkollohen, sepse tarifat e universitetit dhe shkollave janë shtrenjtuar.”

Vokshi u shpreh se PD ka një program punësimi për të rinjtë në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi.