“Për fat të keq kjo ishte një kronikë e një vdekje të paralajmëruar. Askush nuk vuri dorë për të ndihmuar Flamur Zaçen. Këta që të qajnë ditën, po i vrasin ata me neglizhencë dhe me braktisje natën.”
Vokshi pohoi se vdekja e Flamur Zaçaj është këmbanë alarmi për sistemin anti-human që ka ngritur kryeministri Edi Rama.“Humbjen e jetës së Flamurit në mjerim total unë do ta konsideroja si një akuzë të rëndë ndaj sistemit anti-human që ka ngritur Rama në këto 8 vjet, për të gjithë invalidët apo të gjithë personat në pamundësi, që i ka braktisur. “
Vokshi shtoi se këtij sistemi do t’i vijë fundi me 25 prill. Shpërndaje te miqtë
