"Në rastin e largimit të rektorit për shkaqe ligjore ose mospërmbushje të detyrës, ministri përgjegjës për arsimin komandon në detyrë një prej zëvendësrektorëve për një afat deri në gjashtë muaj, me qëllim organizimin e zgjedhjeve në institucion."
Nga kjo fjali rrjedhin dy shkelje ligjore. E para, ka të bëjë me emërimin në detyrë të zëvendësrektorit. Ligji shprehimisht përcakton rastet kur mundet Ministria të emërojë një nga zëvendës rektorët në krye të institucionit të Rektoratit, dhe këto raste janë vetëm kur rektori shkarkohet për shkaqe ligjore ose mospërmbushje të detyrës. Pra duhet që rektori të jetë shkarkuar nga funksioni i tij me dekret të Presidentit ose më kalimin e afatit një mujor brenda të cilit Presidenti nuk është shprehur. Rektori Mynyr Koni është i pezulluar, por jo i shkarkuar nga funksioni i tij. Kështu emërimi i zotit Dosti është në shkelje të ligjit. Së dyti, ligji përcakton se zëvendësrektori që do të emërohet në detyrë do duhet që të merret vetëm me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme në Universitet dhe nuk ka kompetencat ligjore të rektorit. Pikërisht edhe afati në detyrë i zëvendësrektorit të emëruar është gjashtë muaj, koha që ligji i jep Universitetit të mbajë zgjedhjet e parakohshme. Shpërndaje te miqtëEmërimi dhe urdhëri i zëvendësrektorit Dosti është i paligjshëm - Exit shpjegon
Zëvendësrektori i emëruar nga Ministria e Arsimit në funksionin e rektorit, Bernard Dosti lëshoi dje një urdhër, ku ndër të tjera kërkon përmbushjen e rekomandimeve të grupit të punës nga Ministria e Arsimit. Pikërisht refuzimi për të përmbushur këto rekomandime është arsyeja, sipas Ministres Shahini, për pezullimin nga puna të rektorit Mynyr Koni.
Emërimi i Zotit Dosti dhe urdhri i nxjerrë prej tij është në kundërshtim me ligjin e Arsimit të Lartë.
Sipas nenit 39 pika 9 të Ligjit për Arsimin e lartë përcaktohet se:
Të sugjeruara
Propaganda - Erion Veliaj dhe 25 mijë pemët e tij
17 Prill 2019, 09:53Parlamenti holandez miraton mocion për kthimin e vizave me Shqipërinë
16 Prill 2019, 18:39
Fshesa mbi bashkitë, reformë vërtetë administrative apo politike?
31 Korrik 2026, 14:30
