Vendet e BE-së, SHBA dhe Emiratet Arabe japin mbi 450 milionë euro për rindërtimin

exit.al 17 Shkurt 2020, 17:45

Në Bruksel u mbajt sot Konferenca e Donatorëve, ku vende të ndryshme nga BE-ja dhe jashtë saj, mblodhën mbi 450 milionë euro fonde për të ndihmuar Shqipërinë në rindërtimin nga pasojat që la tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Rreth 40 vende nga BE-ja, Azia, Afrika dhe Amerika ofruan ndihmë për vendin. Exit News sjell listën e fondeve të vëna në dispozicion:

  • Komisioni Europian €115 milionë
  • Franca €100 milionë (€60 milionë hua)
  • Emiratet e Bashkuara Arabe €70 milionë
  • Italia €65 milionë
  • Turqia €45 milionë
  • Gjermania €11 milionë
  • Zvicra €9 milionë
  • Suedia €5,6 milionë
  • Katari €5 milionë
  • SHBA €4,3 milionë
  • Holanda €3 milionë
  • Polonia €2,7 milionë
  • Japonia €2,5 milionë
  • Greqia €2,5 milionë
  • Danimarka €2 milionë
  • Serbia €2 milionë
  • Britania e Madhe 1,89 milionë
  • Kroacia €1 milion
  • Austria €1 milion
  • Norvegjia €2,5 milionë
  • Mali i Zi €500 mijë
  • Azerbajxhan €500 mijë
  • Rumania €420 mijë
  • Çekia €380 mijë
  • Irlanda €300 mijë
  • Finlanda €300 mijë
  • Korea €300 mijë
  • Sllovenia €300 mijë
  • Kosova €250 mijë
  • Sllovakia €250 mijë
  • Hungaria €250 mijë
  • Luksemburgu €250 mijë
  • Bullgaria €100 mijë
  • Maqedonia  €97 mijë
  • Bosnje e Hercegovina €50 mijë
  • Lihtenshtajn €50 mijë
  • Spanja  €25 mijë

    • Totali: €455 milionë.

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 shkaktoi 51 viktima dhe një dëm prej rreth 900 milionë eurosh.