Zgjedhjet e 30 qershorit u mbajtën në kundërshtim me kushtetutën, pasi pati dekret që e shtyu datën, dekreti nuk u shfuqizua, prandaj u mbajtën zgjedhje të paligjshme, Erion Veliaj është pra kryetar i paligjshëm, duhet hequr nga bashkia.
Komentit të Henze, me profilin e tij zyrtar, nga telefoni, Veliaj iu përgjigj:Martin, lejomë të të falenderoj që je kaq i paparë! Udhëzimet e tua “brilante” e nxorrën të djathtën tonë populiste nga parlamenti, jashtë qeverisë lokale dhe jashtë gjithë jetës publike. Atë që e majta progressive u përpoq ta bënte për një gjeneratë, ti e arrite për pak ditë! Je një gjeni!
Në komentin e tij Veliaj, i referohet Henzes si këshilltar i Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Henze u sulmua edhe nga Kryeministri Rama në një Twitter në qershor, pasi ai po cilësohej si këshilltar i kancelares Merkel. Henze iu përgjigj Zotit Veliaj duke rikomentuar se “kështu flet një kryetar i paligjshëm, i cili siç dëshmon gazeta Bild, i përket një qeverie mafioze”:Shok, edhe ti do ta ndjesh me dhembje drurin e shtrembër të sundimit të ligjit!
Administratori i profilit të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Twitter i kujtoi me një përgjigjie Zotit Veliaj se ai "duhet ta konsideronte më mirë etiketimin progresiv" pasi i vetmi proces progresiv nën drejtimin e Veliajt, sipas Aleancës ka qenë "pasurimi i Veliajt dhe njerëzve të tij". [caption id="attachment_61704" align="alignnone" width="1920"]
Komentet e Kryebashkiakut në Twitter.[/caption]
Ditën e sotme Gjykata Administrative vendosi të marrë në shqyrtim padinë e ngritur nga Universiteti i Tiranës për çështjen e Kopshtit Botanik. Territori i këtij kopshti i kaloi me VKM Bashkisë, pa pasur asnjë dakordësi me Universitetin e Tiranës, që e ka pasur në zotërim deri në muajin korrik.
