Unaza e Re, policia dhunon banorët - Foto

exit.al 12 Nëntor 2019, 11:44

Qindra policë kanë rrethuar mëngjesin e sotëm Unazën e Re për t'i hapur rrugë Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për të nisur shembjen e shtëpive.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës për të larguar banorët nga shtëpitë dhe bizneset e tyre.

Dhjetra banorë u përplasën me policinë në tentativë për t'i ndalur, por u përballën me dhunën e policisë.

Të paktën 12 persona janë shtruar në Spitalin e Traumës pas përplasjeve me policinë.