Turqia zyrtarizon ndihmën për ndërtimin e 500 banesave dhe infrastrukturës sociale

exit.al 11 Janar 2020, 13:56

Turqia ka konkretizuar angazhimin e saj për të financuar e ndërtuar 500 banesa dhe disa ndërtesa të tjera sociale për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019.

Sot paradite u nënshrkrua marëveshja shqiptaro-turke e bashkëpunimit për këtë qëllim, nga Ministri pa portofol Arben Ahmetaj dhe Ministri turk i Mjedisit dhe Ubanizimit Murat Kurum, i cili po zhvillon një vizitë në Shqipëri.

Pas takimit më ministrin turk, Kryeminsitri Rama ka sqaruar se projekti do të zbatohet në zonën e Laçit dhe do të jetë pjesë e një ndërhyrje të gjithanshme infrastrukturore për të zgjidhur edhe problemin e përmbytjeve në këtë zonë.

Sipas agjencisë shtetërore turke Anadolu  Agency, e gjithë mbështetja bëhet nën kudjesin dhe porosinë e Presidentit turk Erdogan, dhe vizita në Tiranë e ministrit Kurum më një ekip ekspertësh ka për qëllim përhatitjen e fillimit të projekit.