Trump mund të garojë sërish në 2024

exit.al 5 Maj 2021, 20:00

Burime pranë ish-Presidentit Trump besojnë se ai ka shumë të ngjarë të rikandidojë për president në 2024, raportoi media amerikane.

Trump e sheh vendimin e Facebook-ut për të lejuar profilet e tij si thelbësore për rikthimin e tij politik.

Për këtë arsye, mbështetësit e Trumpit u zemëruan pas vendimit të Bordit të Pavarur të Mbikëqyrjes, i cili i dha kompanisë gjashtë muaj kohë përpara se të vendosi përfundimisht për profilin e tij.

Ndërsa, këshilltarët e Trump paraqitën një argument të gjatë me shkrim në Bordin e Mbikëqyrjes dhe ishin optimistë se Trump do të rimerrte profilin e tij.