Bekim Krashi: Ah ca ke arrit, ca ke arrit! Ia dole! E ke mbyt fare (qesh) po e mbyt, po e mbyt. Spo të shpëton asgjë. Plus je kudo. Vetëm në (nuk kuptohet) nuk je mirë, minus 10. Do të t'i jap të gjithë të dhënat në letër.
Robert Aga: Dua të kem 1000 plus. Nuk pranoj asgjë poshtë se 1000.
Bekim Krashi: Aaa ca flet! Ke pretendime të mëdhoja! Ja futëm!
Robert Aga: Të du shumë vllao. Dhe ti mendove se ata (opozita) ishte budalla që bëshin ashtu…
Bekim Krashi: Prandaj donin rrëmujë ato sepse ato i dinin këto gjëra. Por unë i thashë komisionerëve të mos e vrisnin mendjen. Ata janë të humbur.
Robert Aga: Të du shumë vllao.
Bekim Krashi: Cfarë hëhëhë.
Robert Aga: Ajo strategjia ime funksionoi.
Bekim Krashi: E di e di, e ke thënë ti, ti je komisari politik.
Robert Aga: Po Po. Shihe, a ke Damian Gjiknuri aty?
Bekim Krashi: Pse, t'ja jap telefonin?
Robert Aga: Po jepja, pak,
Robert Aga: Si je shef?
Damian Gjiknuri: Mirë. Tull. Mirë fare!
Robert Aga: Se spate besim tek unë.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet. Je mjeshtër. E the ti… hahaha je i madh. Hajd ciao mos fol shumë në telefon.
Përgjimi 2 Xhemal Qefalia, deputet dhe anëtar i Komisionit të Sigurisë i siguron Robert Agës, shefit të Policisë Dibër se e ka lavdëruar tek Kryeministri Rama, dhe i ka kërkuar atij që ta shpërblejë me një pozicion më të mirë pune.Xhemal Qefalia: Berti
Robert Aga: Hë mo shoku im.
Xhemal Qefalia: Le të të kontrollojnë mo burrë. Të plasi bytha ty. Të të hajnë karin, të të puthin bythën. Flamuri (Flamur Noka) e ka për detyrë më bë politikë, por nesër i themi që ska më punë me të të përmend ty.
Robert Aga: Jo mo jo ai le të vij të kontrollojë ku ti dojë qejfi..
Xhemal Qefalia: Po ca ka ai, ai flet kot pa lidhje. Po mundohen me justifiku veten. E merr vesh ti ca po bëhet mbrena PD-ja tani? Po zihen me njëri-tjetrin. Mos e vrit mendjen.
Robert Aga: Të thashë, më merr se jam si Mesi që mban Barcelonën dhe do fitoni.
Xhemal Qefalia: Flasin kot ata vllai, se të të kishin vonë ty aty, do të kishin fitu ata.
Robert Aga: Unë jam pjesë e PS dhe nuk ndërroj as për 1 milionë vjet.
Xhemal Qefalia: Se vë në dyshim vlla. Prandaj e thashë mrom. Ishim të gjithë, i gjithë grupi i PS-së. ata nuk e besonin. Ishte i gjithë grupi parlamentar.
Robert Aga: Po, po. Shyqyr zotit që nuk thashë ndonjë fjalë tjetër thuj. E dija që Gjiknuri ishte aty.
Xhemal Qefalia: Pse nuk e dije që ishim aty?
Robert Aga: Jo, jo mendova se ishte….
Xhemal Qefalia: Gramozi ishte, Rama ishte, të gjithë ishin. Dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë edhe Damiani në fakt, dhe Blerina (Gjylameti). Dhe unë thashë: ai duhet të vazhdojë më lart, ja keni qi nonën që e keni cu aty, mund të bëjë më shumë gjëra këtu. I thashë dhe Ulsiut që ta mbështeste. I thashë atyre: ai mund të punojë për mua në Tiranë, por puna është që ai i jep drejtim dhe aty ku është.
Robert Aga: Dashtë zoti më cojnë në fillim në Bulqizë.
Xhemal Qefalia: e pra e….që ti të shplodhesh içik…të pushosh içik.
Robert Aga: Jo kam nevojë të pushojë pak sinqerisht.
Robert Aga: Jo mo hëngrën, pinë, se di ca bënë.
Xhemal Qefalia: Drekë, Drekë.
Xhemal Qefalia: Kështu vëlla, mos e caj trapin. Më e mira do bëhet për ty. Mos u shqetëso. “Ai” ta tha mbrëmë, mos bëj asgjë me ato…
Robert Aga: Jo jo, ai ma tha në ligjeratë të drejtë, ai e lau gojën.
Përgjimi 3 Robert Aga, Drejtori i Policisë Dibër kërkon garanci se do të shpërblehet me një vend më të mirë punë për ndihmën që i ka dhënë Partisë Socialiste në zgjedhje. Robert Aga flet me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, deputetin Xhemal Qefalia dhe deputetin Ulsi Manja, njëkohësisht dhe kryetar i Komisionit të Ligjeve.Xhemal Qefalia: Hej, jam ul diku…. Ku do me shku ti? Në Bulqizë apo jo?
Robert Aga: Po
Xhemal Qefalia: Mirë pra, ciao
Robert Aga: Kush të tha ty?
Xhemal Qefalia: Jam këtu me kryeministrin dhe ministrat.
Robert Aga: Oooo! Ta siguroj që do bëj ca të doni ju.
Xhemal Qefalia: Se do sjellim atë (Arben) Keshin aty. Ça mendon?
Robert Aga: Mirë.
Xhemal Qefalia: Të betohem. E do një foto nga tavolina jonë?
Robert Aga: Hajd mer burrë, se do jesh me ndonjë dashnore ti…
Xhemal Qefalia: Pse po e mbyll? Prit të të kaloj ministrin dhe fol me të, mos më çaj trapin. Fol pak me këtë shokun tim nga rajoni i policisë.
Saimir Tahiri: Alo o Bert!
Robert Aga: Mirëmbrëma! Si jeni?
Saimir Tahiri: Nuk e ke mirë kshu, që të ma kalojë Xhemali telefonin mua që të të falenderoj unë. Nuk e ke mirë.
Robert Aga: Jo të lutem.
Saimir Tahiri: Nga ana institucionale nuk e ke mirë kështu.
Robert Aga: E kam me vërte, ai më gënjeu.
Saimir Tahiri: Pavarësisht. Shumë faleminderit për bashkëpunimin. Je i madh.
Robert Aga: Është puna ime.
Saimir Tahiri: Ishe i paparë. Dhe mos e çaj trapin ca thonë ato (opozita) sepse….
Robert Aga: Unë jam ushtari jot.
Xhemal Qefalia: Ulsiu të përshendet. Fol pak me UIsiun.
Ulsi Manja: Ku je vlla?
Robert Aga: Si ke qenë?
Ulsi Manja: Ja me kryeministrin tani.
Robert Aga: Mu më Duhet të kaloj atje… për ca kohë.
Ulsi Manja: Ku?
Robert Aga: Në Bulqizë, po u ndërru dot.
Ulsi Manja: Ne po mendomin për një pozicion më të lartë për ty.
Robert Aga: Mirë, mirë ju e dini, por mua më pëlqen aty.
Ulsi Manja: Tani ti fol me Xhemalin sepse ai është shefi i sigurisë, por po mendonimin për diçka më të lartë për ty, sepse na duhesh për gjëra më të mëdha, sepse kjo (Bulqiza) duket pak, më duket gjëra të vogla.
Robert Aga: Mirë pra.
Ulsi Manja: Por fol me Xhemalin dhe merr autorizim nga ai si kryetar i Komisionit të Sigurisë.
Robert Aga: Xhemali ka pas punu për mua. E kam vëlla.
Ulsi Manja: Xhemali, kryetari i Komisionit të Sigurisë.
Robert Aga: Ai vetë thotë “Jam ushtari i Bertit, Berti ka pas qenë komandanti im.”
Ulsi Manja: Mirë mirë.
Xhemal Qefalia: Hajd, se më cave trapin…
Robert Aga: Po si e kalove ministrin në telefon ashtu mos kar?
Xhemal Qefalia: Po je miku im, mos më çaj k... Do të flasësh me Ramën?
Robert Aga: Hajd pra vllai… atë dokumentin.
Xhemal Qefalia: A je shoku im? Këtë dua të di?
Robert Aga: Kam qenë dhe do jem.
Xhemal Qefalia: Hajde vllai çiao.
Robert Aga: Hajd gjithë të mirat.
Robert Aga u promovua më pas në një pozicion më të lartë në Tiranë. Ishte Arben Keshi - drejtori në Ministrinë e Brendshme, që kryeministri Edi Rama telefonoi personalisht për ta pyetur nëse i kishin arritur objektivat zgjedhore, ai që u emërua në Bulqizë, qytet i pasur me krom dhe nën kontrollin e bandave kriminale. Përgjimi 4 Ymer Lala feston fitoren në Dibër me ministrin Damian Gjiknuri. Ai i tregon Gjiknurit se ka folur me “shefin”, referencë e përdorur për Edi Ramën. Ymer Lala babai i deputetes Reme Lala, e zgjedhur në qarkun Dibër nën logon e partisë came PDIU në zgjedhjet e 2017. Më pas në 2018-ën Reme Lala kaloi në Partinë Socialiste, ditën që Rama promovoi nisjen e punimeve të Rrugës së Arbrit. Ymer Lala njihet si “i forti” i DibrësYmer Lala: Hë mor zotëri
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet, tërmet….qija nonën
Ymer Lala: E shikon, ça kemi arrit ne të dy
Damian Gjiknuri: Tërmet
Ymer Lala: Hej po më shkruante ai “i modhi”. I thashë a spo fle? Jo mer burrë tha. Jam i habit. Smë zë gjumi nga habia. Jam i habit me Selishtën dhe Luzninë. I thashë: atëherë s’na ke njohur mua dhe Damian Gjiknurin nga afër.
Damian Gjiknuri: Tërmet, tërmet,
Ymer Lala: Më lër të mbaroj
Damian Gjiknuri: Ej i qimë robt. doli llafi jot mbi 1000 (vota) doli tani.
Ymer Lala: Po ore me gjithë mend ti smë paske njoh nga afër.
Damian Gjiknuri: Eh, ti më njeh mu dhe unë të njoh ty.
Përgjimi 5 Ymer Lala i siguron bashkëpunëtorët e tij se kamerat e fshehta dhe videot që tregojnë blerjne e votave, të shfaqura në emisionet investigative nuk përbëjnë prova, ndaj ata nuk kanë pse të kenë frikë. Elio Lala, nipi i Ymerit, është i shqetësuar për disa video të fshehta ku tregohet blerja e votave, të transmetuara në emsionin Fiks Fare. Nehati që përmendet në bisedë është Nehat Rama, vëllai i Muharrem Ramës, atëherë kandidat për bashkinë Dibër. Bëhet fjalë për disa video të shfaqura në emisionin Fiks Fare më 12 shtator 2016, katër ditë përpara zgjedhjeve vendore në Dibër.Elio Lala: Të mora të të pyes a do shkosh ta takosh pak Admirin. Admir Truken, se dje Fiks Fare nxorri Nehatin, ndërsa sot mund të nxjerrin një video me para nëpër duar. Më kupton?
Ymer Lala: ehehe
Elio Lala: Dojë të të pyesja ça bën policia pas del videoja?
Ymer Lala: Ku do e takosh atë?
Elio Lala: E takova, e mora numrin nga Ejsi.
Ymer Lala: Ajo nuk është provë.
Elio Lala: Po, atë tha dhe ai, ‘mos e çaj trapin’
Ymer Lala: Do e nxjerrin sot videon eee?
Elio Lala: Ndoshta është video tjetër.
Ymer Lala: Ça majmuni ishte ai?
Elio Lala: Nga Sohodolli. E ndoqa sot, e morën ata të Fiks Fare, e ndoqa por se arrita dot.
Ymer Lala: E morën ata të Fiks Fare?
Elio Lala: Po me një mercedez të zi.
Përgjimi 6 Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar për disa votues që nuk kanë votuar siç duhej. Telefonata bëhet ditën e zgjedhjeve. Dikush ka parë se si ka votuar, process që duhet të jetë i fshehtë, familja e kryetarit të FRD-së dhe informon Ymer Lalën.Tjetri: Kryetari i FRD-së dhe njerëzit e tij kanë votuar për Sherefedin Shehun (kandidati i PD-së).
Ymer Lala: Jo s'është e vërtetë.
Tjetri: Po e kontrollova tashi. Votoi para 20 minutash.
Ymer Lala: Mos u tall…..
Tjetri: po për kokë të fëmijwve.
Ymer Lala: u ia qifsha robt.
Tjetri: E kontrollova unë or tij, se lashë ca njerëz aty, 5 vetë, pyete atë se ishin pesë veta dhe kanë votuar të pestë për Sherefedin Shehun.
Ymer Lala: Edhe djali vetë?
Tjetri: Po.
Ymer Lala: Nesr do e marr në telefon atë halen. Po unë ja qifsha.. Kur erdha taje e thirra i thashë do shkosh atje tek selia, do takosh Remin dhe I thashë që ne jemi me këtë, a kupton shqipen apo jo? Se dhe Hasan Begu më tha diçka, shikoje atë copë muti.
Tjetri: I verifikova tashi.Para 20 minutash.
Ymer Lala: O të qifsha motrën.
Tjetri: As mos e vrit mendjen.
Përgjimi 7 Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar me emrin Ardi. Ata flasin me kode për blerjen e votave.Ardi: Vëlla, më mori një Basri Veseli më mori, e njohim?
Ymer Lala: Basri Veseli, po.
Ardi: E takova por thotë ai ska marrë gjë.
Ymer Lala: Ca thua asgjë?
Ardi: A i ke çu naj kafe??
Ymer Lala: Po i kam mbaru ato punë
Ardi: Po i ke mbaru ti, por Epo atëherë ti je në rregull shok, por skanë shku atje.
Ymer Lala: Leji ato bythë rri rehat se për atë zonë ku është ai, ka çdo gjë në rregull.
Përgjimi 8
Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar që e pyet nëse mund tja japë kartën e identitetit mbrapsht disa personave pasi ai të ketë mbaruar punë. Ymer Lala thotë që t’ja japë kartat. Mbledhja e kartave të identitetit është një metodë shumë e përdorur për të manipuluar zgjedhjet, pasi duke I marrë votuesve të PD-së kartat, ata nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje. Ymer Lala flet me një person të paidentifikuar që e pyet nëse mund tja japë kartën e identitetit mbrapsht disa personave pasi ai të ketë mbaruar punë. Ymer Lala thotë që t’ja japë kartat e identitetit. Mbledhja e kartave të identitetit është një metodë shumë e përdorur për të manipuluar zgjedhjet, pasi duke i marrë votuesve të PD-së kartat, ata nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje.Person: Vlla, Sefki Xhurra, a tja jap ato kartat a mos t’ja jap?
Ymer Lala: Jepja, jepja.
Person: Ok
Ymer Lala: Është kunati dhe gruaja, se ai vetë nuk është.
Person: A tja jap kartat sepse i mbajta këtu…
Ymer Lala: Jepja, jepja.
Person: Kam mbaru punë me to, po a tja jap kartat?
Ymer Lala: Jepja.
Përgjimi 9 Ymer Lala flet me ministrin Damian Gjiknuri dhe i kërkon të takojë “grupet” që Lala ka formuar.Ymer Lala: A jet u ardh 5 minuta a si i ke punët?
Damian Gjiknuri: Ku je? Hajde pimë kafe këtej.
Ymer Lala: Po thashë pimë kafe, po kam mbledhur njerëz qtu që të ndajmë monitorimin e tendave. që t’i shpërndaj grupet e monitorimit.
Damian Gjiknuri: sipas qendrave? Aty te lokali jot je?
Ymer Lala: Po mos u vono të lutem.
Përgjimi 10 Ymer Lala flet më një person të panjohur dhe i tregon atij për një takim shumë të rëndësishëm Biseda ka 3 episode, ku fillimisht Lala flet me dy gra se çfarë do të veshë për një takim shumë të rëndësishëm që ka Pjesa 1 Ymer Lala flet më një person të panjohur dhe i tregon atij për një takim shumë të rëndësishëm Biseda ka 3 episode, ku fillimisht Lala flet me dy gra se çfarë do të veshë për një takim shumë të rëndësishëm që ka.Ymer Lala: Rata, do shkoj me një “zyra të madhe”. A thu jam vesh mirë apo?
Tjetra: Po mirë.
Ymer Lala: Ma fut çat gja në karikim.
Tjetra: E kam karikuar, pa merak.
Ymer Lala: Ka ora 11.30 nisem.
Pjesa 2
Vajza: Po ti ku je, përveç se te kafja?
Ymer Lala: Kam një takim në 10:30 me atë “robin”. Do i shkoj në zyrë.
Vajza: Kuptoj
Ymer Lala: Sa të dal ta bëj një telefon se pastaj jam për Pogradec.
Pjesa 3Ymer Lala: Nga ke qenë? Të kam marrë në telefon.
Tjetri: E kam mbyll atë.
Ymer Lala: E ke mbyll atë numrin?
Tjetri: Tani për tani. Ca bëhet?
Ymer Lala: Isha te ai babloku i madh, sa dola
Tjetri: a po?
Ymer Lala: Po qesh me Qifin qëpaeq
Tjetri: ehhe
Ymer Lala: Ti mos e rruaj leshin për asigja. Tjetri: Unë?
Ymer Lala: Hajd se do flasim.
Tjetri: Se kuptova.
Ymer Lala: Ok se do vi atje unë sot.
Shpërndaje te miqtë
