Tom Doshi zyrtarisht kandidat për deputet, pavarësisht thirrjes së ambasadores Yuri Kim

exit.al 18 Mars 2021, 12:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ miratoi kërkesën e Tom Doshin për kandidimin si deputet i Partisë Social Demokrate, (PSD), në zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht kundërshtisë së Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD sepse SHBA-të kanë ndaluar hyrjen e kryetarit të saj Tom Doshi në Amerikë.

Kryekomisioneri i KQZ-së Celibashin ka siguruar se verifikimet për Tom Doshin do të vazhdojnë, por tani për tani nuk ka asnjë ndalesë për regjistrimin e tij.

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim i bëri thirrje KQZ-së të mos registrojë persona që i ndalohet hyrja në SHBA. Ajo publikoi në Twitter, vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, DASH, për ndalimin e hyrjes së Doshit në SHBA.