Tom Doshi: Unë jam kryetar i PSD-së

exit.al 15 Shkurt 2021, 18:13

Tom Doshi ka reaguar pas publikimit të dokumentave nga Ballkanweb, ku kryetar i Partisë Socialdemokrate është Engjëll Bejtja.

Doshi në një deklaratë për median sqaroi se strukturat e PSD-së kanë vendosur që kryetari i ri i partisë të jetë ai, por vendimi zbardhet më 19 shkurt.

Por, për të mos humbur afatet kohore për regjistrimin në zgjedhjet e 25 prillit, kërkesa u dorëzua në KQZ me firmën e zotit Bejtja.

Ai u shpreh se do të jetë kandidatë për deputet në 4 qarqe të vendit.