“Nëse ne do të kishim armë bërthamore, ne do të mbroheshim nga kërcënimet. Ne duhet të fillojmë ndërtimin e raketave me rreze të gjerë. Kjo është e drejta jonë.”
Deklaratave të deputetit Iranian iu përgjigj diplomati amerikan Robert wood, i cili e quajti planin e deputetit akt terrorist:“Kjo është qesharake, po të jep ty përshtypjen e një akti terrorist, dhe ky lloj regjimi duhet të ndryshojë sjelljen e tij.”
Në fillim të janarit, forcat amerikane vranë në Irak gjenerali iranian Qasem Soleimani, i konsideruar si krahu i djathtë i udhëheqësit fetar Ayatollah Khamenei. Vrasja ka shkaktuar përshkallëzim të tensioneve mes dy vendeve. Irani zyrtar ka bërë thirrje për hakmarrje ndërsa SHBA-të u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Iraku. Më 8 janar, Irani goditi me 22 raketa balistike dy bazat ushtarake amerikane në Irak, por pa shkaktuar viktima mes amerikanëve.
