“Çdo dokumentacion i komisionit [të tenderimit] nënshkruhet nga kryetari dhe vuloset me vulën e Bashkisë Tiranë dhe protokollohet në protokollin e Bashkisë Tiranë. Dokumentacioni arkivohet dhe ruhet në arkivin e BAshkisë Tiranë.”
Gjithsesi, në përgjigjen e tij, Drejtori i Përgjithshëm Alban Dokushi, u shpreh:“[J]u sqarojmë se Bashkia e Tiranës nuk është në dijeni të të gjithë procedurës që po mbahet nga ky komision pasi sipas përcaktimeve [të VKM-së] Bashkia e Tiranës do të pajiset me dokumentacionin e plotë vetëm në fund të këtij procesi.”
Në VKM nuk përmendet askund që dokumentacioni i procedurës së tenderit arkivohet vetëm pasi të ketë përfunduar i gjithë procesi. Kjo nuk është shumë e besueshme, pasi numrat e protokollit përdoren dhe për të organizuar procesin e brendshëm të komisionit. Prandaj, Bashkia e Tiranës duhet të ketë të paktën një listë të dokumenteve të përpunuara nga zyra e protokollit në dispozicion. Bashkia gjithashtu nuk pranoi të zbulojë emrat e anëtarëve të komisionit. Për më tepër, bashkia nuk pranoi të sqarojë se kur do të shpallet fituesi i tenderit, në vend të kësaj i referohet përsëri VKM nr. 352. Sipas dispozitës VI, nenit 2 të VKM-së, komisioni duhet të shpallë fituesin e tenderit në afatet që parashikon neni 7, pika 6 e Ligjit Special për Teatrin Kombëtar. Sipas këtij ligji, komisioni duhet të shpallë fituesin brenda 30 ditëve nga dita e fundit e tenderit, që ishte 19 shtatori. Me pak fjalë, komisioni i tenderit, i kryesuar nga Bashkia e Tiranës, aktualisht është duke shkelur afatet e përcaktuara me ligj duke mos publikuar listën e renditur të kompanive konkurrente. Letra e Dokushit drejtuar Gazetës Shqiptare tregon, duke iu referuar VKM-së dhe Ligjit Special, paligjshmërinë e plotë të procedurës aktuale të tenderit. Siç kemi raportuar gjerësisht në Exit.al, procedura e tenderit për Teatrin Kombëtar ishte hartuar në mënyrë të qëllimtë për të favorizuar oligarkët kryesorë pranë qeverisë Rama. Kryeministri Rama ka konfirmuar disa herë që projekti i teatrit tw ri do të hartohet nga arkitekti daneze Bjarke Ingels, e cila ka bërë të qartë se Fusha shpk është klienti i saj për projektin. Kryebashkiaku Veliaj ka theksuar publikisht se Teatri Kombëtar do të "shembet" "në një ditë me diell". Edhe pse procedura aktuale e tenderit anashkalon plotësisht legjislacionin e prokurimeve publike që ekziston dhe duket i paracaktuar, Komisioni Evropian ka dalë në mbështetje të qeverisë Rama. Ndërkohë, Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë që të fillojë hetimet ndaj arkitektit danez Bjarke Ingels për bashkëpunim në një procedurë të paligjshme.
