Shpronësimi i truallit publik dhe privat përreth Teatrit Kombëtar po ndodh falë një të ashtuquajturi "ligj special". Ky i fundit nuk është asgjë më tepër se vjedhje me ligj, i bërë i mundur vetëm për shkak të faktit se Shqipëria nuk ka Gjykatë Kushtetuese funksionale prej pothuajse dy vjetësh. Mungesa e një Gjykate Kushtetuese, rezultat i një të ashtuquajture "reformë të drejtësisë", i ka lejuar qeverisë të uzurpojë çdo pushtet vendimmarrës në Shqipëri. Nuk është ekzagjerim të thuhet se ajo qeveris me dekret - çdo vendim, sado i rëndë, lejohet për sa kohë që Qeveria e miraton atë.
Komuniteti ndërkombëtar ka shpenzuar sasi të mëdha burimesh monetare dhe njerëzore për të ndërtuar një demokraci funksionale, sundim të ligjit, ndarje të pushteteve dhe kontrolle e balanca mes tyre në Shqipëri. Asnjë nga këto nuk ekziston në këtë moment dhe ekzekutivi, i kontrolluar personalisht nga kryeministri Rama, është tërësisht i pakontrolluar siç tregon çështja e Teatrit Kombëtar. Ne besojmë se do të ishte një gabim i rëndë, i cili do të zhbënte besimin e publikut shqiptar ndaj institucioneve ndërkombëtare, nëse një situatë e tillë lejohet të vazhdojë.
Sekretari i OSBE, Tomas Greminger viziton sot vendin për të dhënë mbështetje rreth marrjes së presidencës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020. Shpërndaje te miqtë
