Te gjitha akuzat e PS-së ndaj Metës

exit.al 3 Maj 2021, 12:55

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste depozitoi në Kuvend sot me 3 maj kërkesën për të nisur procedurat për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Ata e akuzojnë atë për shkelje të rëndë të Kushtetutës. Në kërkesën depozituar në Kuvend, ata e akuzojnë Presidentin Meta për shkelje të Kushtetutës, kapërcim të detyrave kushtetuese tëtij, ndërhyrje në zgjedhje. Akuzat e ngritura nga deputetët janë:

-Ka nxitur konfliktin politik gjatë fushatës zgjedhore, gjë që solli daljen e militantëve të partive politike në rrugë duke terrorizuar qytetarët.

-Është përgjegjës për nxitjen e kofliktit me armë në Elbasan.

-Ka shkelur barazinë e partive politike në garë (zgjedhjet parlamentare) pasi ka favorizuar partitë e opozitës.

-Ka treguar qartë mbështetjen për partitë e opozitës në kundërshtim me përcaktimet në Kushtetutë.

-Ka abuzuar me të drejtën e tij për të kthyer ligje në Kuvend. Kjo ka sjellë si pasojë hyrjen me vonesë në fuqi dhe dëme ekonomike për vendin.

-Ka dhënë dekorata dhe tituj për persona që nuk plotësojnë kriteret ligjore.

-Ka shkelur heshtjen zgjedhore dhe ka denigruar zyrtarët e lartë të shtetit si dhe ambasadorët e huaj.

-Ka frikësuar votuesit përmes mesazheve si “do i presim dorën”, “populli do të arrestonte vetë”, duke anashkaluar intitucionet ligjzbatuese si prokuroria apo policia.