Të alarmuar nga koronavirusi, qytetarët zbrasin supermarketet

exit.al 9 Mars 2020, 16:08

Duket se konfirmimi i dy personave të prekur me koronavirus ka alarmuar qytetarët, të cilët kanë nisur blerjen e ushqimeve për të krijuar rezerva në shtëpi.

Fotot e mëposhtme janë kapur në dy supermarkete në Tiranë dhe tregojnë qytetarët që po blejnë ushqime në sasi të mëdha, aq sa disa prej rafteve janë zbrasur.

[caption id="attachment_73593" align="alignnone" width="1920"] Foto nga një market në Tiranë, 9 mars 2020.[/caption]

[caption id="attachment_73614" align="aligncenter" width="1920"] Foto nga një market në Tiranë, 9 mars 2020.[/caption]

Ndërkohë kryeministria Rama, ministrja e Shëndetësisë Manastirliu dhe kryetari i opozitës Basha i kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos alarmohen dhe të dëgjojnë këshillat e mjekëve.

Exit News ka shkruar këtu të gjitha këshillat dhe informacionet që ka ofruar Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve të qeverisë amerikane (CDC) kundër koronavirusit.