“Kancelarja gjemane Merkel priti kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në zyrat e qeverisë federale të premten. Rama ka udhëtuar në Berlin pas pjesëmarrjes në samitin e Vishegradit në Pragë të enjten. Ne përsëri ngremë shqetësimin tonë për lirinë e medias në vend.” – shkruhej në Twitterin e ECPMF-ës.
Shqetësimet në lidhje me lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe profesionit të gazetarit kanë qenë të shumta vitin e fundit. Në muajin korrik ECPMF e cilësoi lirinë e medias nën qeverinë Rama në "gjendje shqetësuese" ndërsa Këshilli i Evropës ka ngritur 4 herë alarmin për mbrojtjen e gazetarëve në Shqipëri. Rasti i parë ishte i gazetares së Exit, Alice Taylor, ndaj së cilës mediat pro-qeveritare ndërmorën një fushatë denigruese, pas raportimit të saj në media ndërkombëtare lidhur me përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve dhe protestat kundër qeverisë. Në vijim, qeveria nuk i rinovoi asaj lejen e qëndrimit në Shqipëri, vendim që u kundërshtua nga Avokati i Popullit. Rasti i dytë ishte kur policia sulmoi gazetarë dhe fotografë gjatë protestave antiqeveritare të qershorit. Alarmi i tretë në platformën e KiE për mbrojtjen e gazetarëve ishte pas propozimit të qeverisë të projektligjeve, që Kryeministri Rama i quan “paketa anti-shpifje”, por që censurojnë median. Për rastin e katërt reagimi ishte pas mbylljes së dy emisioneve kritike ndaj qeverisë, të drejtuara nga Adi Krasta dhe Ylli Rakipi.Takimi Rama-Merkel, organizata evropiane e medias rikujton shqetësimet për lirinë e shtypit
Qendra Europiane për Liri të Shtypit dhe të Medias (ECPMF) i bëri sërish thirrje qeverisë shqiptare për të respektuar lirinë e medias dhe të drejtat e gazetarëve.
Duke shfrytëzuar takimin mes Kryeministrit Rama dhe kancelares gjermane Merkel, ECPMF iu drejtua zëdhënësit të qeverisë Steffen Seibert duke i kujtuar gjendjen që ka aktualisht pushteti i katërt në Shqipërinë e drejtuar nga Kryeministri Rama.
Këtë ECPMF e bëri përmes një Twitter-i në faqen zyrtare, pak përara se fotoja ku Kryeministri Rama i dhuronte një libër me piktura kancelares Merkel të bëhej publike.
Të sugjeruara
Burime mediatike: Gjermania kushte shtesë Shqipërisë për hapje të negociatave
13 Shtator 2019, 17:43Hapja e negociatave, Krichbaum: Shqipëria e Maqedonia mund të vlerësohen veç e veç
13 Shtator 2019, 13:47Sipërmarrësi Klodjan Allajbeu është blerësi de facto i ABC News
18 Shtator 2019, 20:30
Demokracia nuk është llotari. Pse shoqëritë e dëshpëruara kërkojnë mrekulli politike
26 Korrik 2026, 13:41
