5 të lënduar në Tiranë nga stuhia e së dielës

exit.al 6 Janar 2020, 11:48

Erërat e forta gjatë së dielës shkaktuan 5 të lënduar dhe probleme të shumta në Tiranë.

Pas një stuhie që përfshiu zonën perëndimore të vendit, me erëra mbi 70 kilometra në orë, sende të forta u rrëzuan nga pallatet e kryeqytetit ndërsa dhjetëra pemë bllokuan qarkullimin në disa rrugë kryesore.

[caption id="attachment_67157" align="aligncenter" width="1920"] Pemë të rrëzuara pranë Kryeministrisë dhe Pallatit të Kongreseve.[/caption]

Rrëzime pemësh pati në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë Pallatit të Kongreseve, Presidencës dhe Kryeministrisë.

[caption id="attachment_67152" align="aligncenter" width="1920"] Pemë e rrëzuar pranë Pallatit të Kongreseve.[/caption]

Në qendër, stuhia shkatërroi fshatin e festave. Strehat e shtëpizave të krishtlindjes u dëmtuan ndërsa pema e vitit të ri u rrëzua.

Probleme të ngjashme u shfaqën edhe në rrugë të tjera, ndërsa në Spitalin Universitar të Traumës u paraqitën 5 të lënduar prej sendeve të rëna nga lartësitë.

[caption id="attachment_67156" align="aligncenter" width="1920"] Depozitë e rrëzuar nga një pallat në Komunën e Parisit.[/caption]

Në këtë situatë të rëndë, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangnin lëvizjet nëpër rrugë, anës pemëve, shtyllave dhe pallateve të larta.

[caption id="attachment_67153" align="aligncenter" width="1920"] Pemë e rrëzuar në trotuar.[/caption]

[caption id="attachment_67154" align="aligncenter" width="1920"] Pemë e rrëzuar në trotuar.[/caption]