Studiuesit japoneze nuk e rekomandojnë mbajtjen e dy maskave

exit.al 5 Mars 2021, 19:50

Studiuesit japonezë deklaruan se mbajta e dy maskave për t’u mbrojtur nga COVID-19 nuk është shumë e efektshme. Sipas tyre mbajtja e një maske është 85% më efektive se mbajtja e një maske.

Studiuesit japonezë panë se fare ndodh me virusit nëse mbajmë dy maska dhe dolën në përfundimin se një maskë bllokon më mirë grimat e virusit se dy. Nëse ajo mbahet e puthitur me hundën dhe fytyrën është 85% efektive.

Ky zbulim rrëzon rekomandimin e Qendrës Amerikanë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC.

CDC tha se mbajtja e dy maskave frenon më mirë transmetimin e virusit dhe rekomandoi mbajtjen e tyre.

Studiuesit japonezë sqaruan se mbajtja e dy maskave nuk është e dobishme pasi “rezistenca e ajrit shkakton hapësira nëpër skaje”. Në përgjithësi, maskat profesionale N95 konsiderohet si nga më të mirat në mbrojtjen nga infeksione.

Shpërndaje te miqtë