"Do vazhdojmë bojkotin dhe ngujimin tonë pa afat, pasi kërkesat tona nuk janë plotësuar. Nesër të gjithë duhet të na bashkohen në protestë, pasi nuk janë plotësuar kërkesat tona. E kemi parë që kemi mbështetjen e të gjithëve dhe Rama të mos guxojë të cenojë kauzën tonë. Ne do shkojmë të ngujohemi tani dhe të gjithë duhet të na bashkohen. Nesër herët në mëngjes prej orës 07:00 iu ftojmë ti bashkoheni kauzës sonë. Studentët e bashkuar kanë për të fituar”.
Më poshtë momente nga mbledhja e studentëve: https://youtu.be/c5cqsH8vySw https://youtu.be/Ga5pVpN2uOQ https://youtu.be/XTp8mm5ZjQY Studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomikut e nisën bojkotim e mësimit dhe ngujimin në fakultet ditën e premte. Pavarësisht presionit të qeverisë, si ushtrimi i dhunës ndaj studentëve përmes policisë së shtetit apo kërcënimet e dekanëve për djegien e viti shkollor, studentët nuk janë tërhequr nga protesta deri në plotësim të kërkesave të tyre. Shpërndaje te miqtëStudentët vendosin bojkot dhe ngujim në fakultete
Studentët kanë vendosur bojkotim total të mësimit dhe ngujim brenda në Fakultetin Ekonomik. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së organizuar në godinën e Fakultetit Ekonomik nga mbi 200 studentët e universiteteve të ndryshme të vendit. Në një deklaratë ata u shprehën:
Të sugjeruara
Rama: Nga “shqiptarët dembelë duan punë vetëm në shtet” në “hajde punoni në shtet"
12 Janar 2019, 12:11Deklarimet financiare nuk justifikojnë vilën e Kryeministrit
12 Janar 2019, 13:49
