Studentët protestojnë përpara Kuvendit

exit.al 13 Dhjetor 2018, 11:07

Pasi grupe studentësh kanë kaluar natën përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, sot studentët do të protestojnë përpara Kuvendit, ku dhe do të zhvillohet seanca e radhës plenare. Si gjatë dhjetë ditëve të fundit, studentët kanë nisur marshimin nga fakultetet e ndryshme, për tu bashkuar të gjithë tek Kuvendi. Edhe sot protesta do të jetë paqësore, siç lajmërojnë student në njoftim:

"Protesta duhet të vazhdojë paqesisht deri në mbarimin e seancës parlamentare dhe sapo seanca të përfundojë, do të përshkallëzohet tek Kryeministria. Studentët e kanë vendosur.”

Megjithë lajmërimin për njëprotestë paqësore, forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe qindra forca policore janë vendosur përpara Kuvendit për të krijuar një kordon sigurie. Shpërndaje te miqtë