“Universiteti është i yni, dhe rezistencën sigurisht që do ta bëjmë brenda mjediseve të fakulteteve. Duke filluar nga ora 07:00, ditën e martë studentët e UAMD-së do të qëndrojnë brenda mjediseve universitare, si kolegët tani në pothuajse gjithë vendin. Procesi mësimor është shumë i rëndësishëm për neve, por akoma më e rëndësishme është një system cilësor I arsimit, kësisoj, studentët e UAMD nisin bojkotin e mësimit, derisa qeveria të rrëzojë ligjin e arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave tona.”
Ndërkohë në Tiranë, studentët e fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Shkencave të Natyrës, Arkitekturës dhe Universitetit Politeknik kanë kaluar natën brenda fakulteteve. Në mbështetje të tyre kanë dalë dhjetra pedagogë të cilët kanë dënuar dhunën e policisë ndaj studentëve dhe kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë e nisjen e një debati të gjerë publik për hartimin e një ligji të ri. Shpërndaje te miqtëStudentët e Durrësit dhe Elbasanit i bashkohen ngujimit: Të rrëzohet ligji i arsimit të lartë
Studentëve të ngujuar të shtatë fakulteteve në Tiranë i janë bashkuar dhe studentët e Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës dhe ato të Universitetit Aleksandër Xhuvani në Elbasan.
Studentët vendosën sot të ngujohen në godinat e universiteteve deri në plotësimin e kushteve dhe rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.
Këshilli Studentor i UAMD-së, me anë të një njoftimi, u shpreh:
Të sugjeruara
AMA shtyn afatin për mbylljen e trasmetimeve analoge
14 Janar 2019, 16:24PD: Rama ka paracaktuar fituesin e tenderit të Unazës së Madhe
14 Janar 2019, 16:06Pedagogët dënojnë dhunën e policisë dhe mbështesin protestën
14 Janar 2019, 15:20
