Klubi njofton se Aldo Teqja siç është raportuar në media ka pësuar një aksident menjëherë pas përfundimit të takimit Partizani-Teuta. Aktualisht gjendet i shtruar në Spitalin e Traumës nën mbikqyrjen e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i FSHF:FSHF dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident. Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.
Aldo Teqja u transferua vetëm këtë vit te Partizani. I lartë 1,96 metra, Teqja cilësohet portier premtues për të ardhmen. Më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Skënderbeut, Kukësit, Anorthosisit apo dhe Dinamos. Shpërndaje te miqtë
