Soreca apel për pranimin e rezultatit të KQZ

exit.al 22 Prill 2021, 17:17

Soreca i bëri thirrje partive politike të pranojnë rezultatin e KQZ për zgjedhjet e së dielës.

"Të gjitha partitë të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve dhe të pranojnë rezultatin e KQZ", shkroi Soreca në Twitter.

Ai u kërkoi partive politike të shmangin dhunën dhe gjuhën e urrejtjes:

" Ne përsërisim edhe një herë thirrjen tonë për tu tërhequr dhe shmangur dhunën dhe gjuhën e nxitjes në ditët e fundit të fushatës zgjedhore".

Soreca u shpreh se ditën e zgjedhjeve 50 ekipe të monitorimit të zgjedhjeve të BE do të jenë në terren.