e) miratimi i tjetërsimit ose dhënia në përdorim e pronave të tretëve.
Neni 55 “Votimi” thoshte:4. Vendimet merren me jo më pak se tre të pestat e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të këshillit për rastin e parashikuar në shkronën “e” të nenit 54.
Si u ndryshua: Nenit 54 “Detyrat dhe kompetencat e këshillit bashkiak” u ndryshua:e) miraton tjetërsimin e pronave të tretëve U shtua shkronja “e/1” me përmbajtje: Miraton dhënien në përdorim të pronave të tretëve ose dhënien për zhvillim të pronës përmes bashkëpunimi me subjete private
Neni 55 “Votimi” u ndryshua:Në pikën 3 – që thoshte: Vendimet merren me shumicën e votave të të gjithë anëtarëve të këshillit për rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, “d”, “dh”, “f”, “g”, “gj”, “i” dhe “j”, të nenit 54, të ligjit – u shtua shkronja “e/1”.
Pra tanimë tjetërsimet e pronave të bashkive nuk kanë nevojë për t'u votuar nga një shumicë e cilësuar në këshillat bashkiake. Në të kaluarën, për shkak të këtyre neneve dhe faktit se socialistët kishin vetëm shumicë të thjeshtë në Bashkinë Tiranë, tjetërsimi i pronës publike të Teatrit Kombëtar kërkoi ligj të posaçëm. Për këtë në denoncimin e saj ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi tha:Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.
Ndryshimet e ligjit për vetëqeverisjen vendore u miratuan më 20 qershor në parlament, por Presidenti i ktheu për rishqyrtim. Megjithatë më 6 shtator, socialistët e rrëzuan dekretin e Presidentit në komisionin e ligjeve dhe do t’i ri-miratojnë këto ndryshime në seancën e radhës të parlamentit.
