Sllovakia merr 200 mijë doza të vaksinës Sputnik V

exit.al 2 Mars 2021, 08:41

Sllovakia mori të hënën 200 mijë dozat e para të vaksinës ruse, Sputnik V, duke u bërë kështu vendi i dytë në BE që merr këtë vaksinë.

"Është në rregull të blihet vaksina ruse, sepse COVID-19 nuk di asgjë për gjeopolitikën”, u shpreh kryeministri sllovak, Igor Matoviç.

Sllovakia ka blerë dy milionë vaksina Sputnik V dhe pret që gjysma e tyre t’i arrijnë këtë muaj.

Ministri sllovak i Shëndetësisë, Marek Krajçi, tha se vaksinimi me Sputnik V mund të fillojë brenda javësh.

Shpërndaje te miqtë