Sillet me urgjencë në QSUT 55-vjeçari nga Fieri i prekur nga koronavirusi

exit.al 21 Mars 2020, 11:22

Një 55- vjeçar nga fshati Frakullë i Fierit, i prekur me koronavirus, është nisur mëngjesin e sot me urgjencë për në Tiranë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ai është vëllai i një prej pacientëve të mëparshëm.

Deri më tani ai po qendronte në vetëizolim në shtëpinë e tij, por me përkeqësimin e shëndetit është bërë e nevojshme transportimi i tij në Tiranë.