“Është për të të habitur se si Rama vepron si lider i të gjithë shqiptarëve duke mbikaluar qeverinë e Kosovës. Ai do të fitojë autoritet tek ndërkombëtarët dhe në politikën vendase. Por në fakt ai qeveris një vend, popullsia e të cili sipas sondazheve dëshiron të emigrojë.
Një vend, i cili është kthyer në prodhuesin kryesor të kanabisit në Evropë, dhe ku krimi i organizuar ka kapur tashmë dy Ministra të Brendshmë, vëllai i Fatmir Xhafës, i cili dha dorëheqjen në tetor ka qënë i dënuar, ndërsa Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën hetim.
Studentët kanë protestuar për javë të tëra kundër mënyrës autoritare të Ramës, por pak media e raportuan atë.
Rama mund ta drejtojë vendin e tij si një kuti të zezë sepse në perëndim ka shumë pak njohuri për Shqipërinë. Në perëndim ai portretizohet si një artist dhe intelektual”.
Shpërndaje te miqtë
