- Në Tropojë: 2 persona,
- Në Elbasan: 2 persona,
- Në Durrës: 1 person,
- Në Fier: 4 persona.
Dy personat e parë të infektuar në Tropojë janë një çift: bashkëshorti punon në Shërbimin Informativ në Tropojë, ndërsa bashkëshortja është mësuese. Në Elbasan 2 personat e rinj të infektuar janë dy vëllezër, 22 dhe 25 vjeç. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë në izolim në shtëpinë e tyre. Ata janë djemtë e pacientit 62-vjeçar, që u zbulua dje si i prekur me koronavirus. Në Durrës, personi i infektuar është një punonjës i drejtorisë së policisë së Durrësit. Kolegët më të afërt të tij janë izoluar në shtëpitë e tyre. Në Fier, personat e rinj të infektuar janë kolegë të punonjësit të degës së Thesarit të qytetit, i zbuluar me koronavirus dy ditë më parë. Ndërsa për të infektuarit në Tiranë nuk ka ende informacion nëse janë kontakte dhe familjarë të pacientëve të mëparshëm apo ka vatra të reja.
