Si do të lëvizin qytetarët në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë

exit.al 29 Qershor 2020, 19:55

Ambasada greke ka sqaruar mënyrën se si do të lejohet kalimi i qytetarëve mes kufirit shqiptar dhe atij grek.

Udhëtimet ajrore drejt Greqisë janë ta mundura për të gjithë qytetarët që fluturojnë drejt aeroportit Eleftherios Venizellos në Athinë.

Ndërkohë ndalohet kalimi i kufirit detar dhe tokësor për të gjithë ata qytetarë që:

– Nuk kanë Kartën e Veçantë të identitetit dhe Homogjenit,

– Nuk kanë një leje qëndrimi në Greqi

– Nuk kanë banesën kryesore apo që nuk qëndrojnë zakonisht në Greqi

Qarkullimi do të lejohet për kamionët që transportojnë mallra, transportin e mallrave me anije, si dhe persona të cilët faktojnë me dokumenta nevojën e udhëtimit nga kufiri tokësor për arsye profesionale.

Ky rregjim lëvizjesh do të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik, njoftoi Ambasada e Greqisë në Tiranë.

Shpërndaje te miqtë