Shuhen vatrat e zjarrit në Dukat, vazhdon rreziku në Llogara

exit.al 4 Gusht 2021, 09:40

Vatrat e zjarrit në Dukat të Vlorës janë nën kontroll. por zjarri vazhdon të mbetet problematic në mallet e Llogarasë.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria po punon në afërsi të Pashalimanit, si zonë me rrezikshmëri të lartë për shkak të municioneve.

Në vend prej 3 javësh kanë nisur zjarret në të gjithë territorin e vendit kryesisht në jug.

Javën e fundit vatrat e zjarrit u bënë të pakontrollueshme.