Janë prej vjedhjeve në zyrat e gjendjeve civile (ose nga shitja e tyre prej punonjës të korruptuar) dhe nga çantat e grabitura.
Vetë ndarja në dy rrugë e udhëtimit për në Londër sipas Gallit bëhet në mënyrë që lëvizjet e tyre trafikantët të shfrytëzojnë identitetet e vjedhura dhe dyndjet në aeroporte:Ndarja e udhëtimit me dy rrugë, në këtë periudhë, bëhet me bindjen se mund të përfitohet nga bllokimet në aeroportin e Malpensas dhe Orio al Serios, si rezultat i mbylljes së aeroportit tjetë Linate dhe kombinimit me dyndjet e zakonshme të diktuara nga muaji gusht.
Grupet kriminale shqiptare janë forcuar ndjeshëm në Londër. Galli i përshkruan të bazuara jo në struktura vertikale me drejtues, por te lidhjet e gjakut. Zona në Londër si Parsons Green, Barking, Dagenham dhe Kilburn lakohen si ato që kontrollohen nga bandat shqiptare. Në maj të këtij viti banda të mëdha shqiptare u dënuan për narkotrafik ku në një rast një grup kishte bërë më shumë se 4,2 milionë paundë shitje kokaine përmes një rrjeti që funksiononte me porosi telefonike. Gazetari Galli thotë:Që prej viteve ’90, kur shqiptarët dyndën rrugët e Milanos duke i zënë me prostituta, deri te fuqia aktuale kriminale, ka largësi sa të yjeve. Aty ku shumë banda i besohen ndërmjetësve, për të patur më pak ngarkesa, por rritje të kostove dhe ulje të pastërtisë së drogës – efekt anësor fragmentizimit të furnizimeve – shqiptarët kanë nisur të diskutojnë direct me narkotrafikantët amerikanojugorë. Kjo u mundëson atyre të shkurtojnë kostot dhe të kenë kontroll direkt dhe të shpejtë.
