Shqipëria merr mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca sot

exit.al 12 Mars 2021, 10:21

Sot, e premte pritet të vijnë 38,400 vaksina të kompanisë AstraZeneca.

Vendi ka marrë deri më tani 32,565 doza të vaksinës së Pfizer.

Një ditë më parë ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pohoi se me këto doza të reja do të nisë vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve.

Ajo njoftoi se në prill do të vijnë dhe 68 mijë doza të cilat do të mundësojnë nisjen e valsinimit masiv.

Shpërndaje te miqtë