Shqipëria marrëveshje me SHBA kundër trafikut të objekteve të trashëgimisë kulturore

exit.al 23 Gusht 2021, 20:41

Shqipëria ka nënshkruar një memorandum me SHBA që synon të parandalojë vjedhjen dhe trafikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore nga Shqipëria.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë Matthew Lussenhop nënshkruan në Washington D.C Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me “Vendosjen e kufizimeve të importit për kategoritë e materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”

Marrëveshja është pjesë e një nisme të SHBA që synon të luftojë trafikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore në territorin e saj.

SHBA ka mbështetur ruajtjen e trashëgimisë kulturore materiale dhe jo materiale të Shqipërisë përmes Fondit të Ambasadorëve për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Mjetet e mediave sociale dhe mungesa e interesit nga agjencitë e zbatimit të ligjit kanë rritur tregtinë ilegale të objekteve antike në zonën e Ballkanit Perëndimor, sipas një studimi të ri të botuar në Gazetën e Aplikacioneve Kompjuterike në Arkeologji.

Tregtia ilegale e objekteve antike është një industri globale me shumë miliardë dollarë sipas një raporti të vitit 2018 nga Standard Chartered Bank.