Shpërthen në Islandë një vullkan jo aktiv prej 6,000 vjetësh

exit.al 20 Mars 2021, 13:25

Një vullkan joaktiv për afërsisht 6,000 vjet shpërtheu të premten në mbrëmje në Gadishullin Reykjanes në Islandën jugperëndimore, sipas Associated Press.

Shpërthimi - i cili është relativisht i vogël  - është i pari në zonës që prej 781 vitesh.

Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave tha se nuk parashikonte evakuime të banorëve sepse vullkani është në një luginë të largët, rreth 2.5 kilometra larg zonës së banuar.