Shkodra, qyteti me më shumë të infektuar në 24 orët e fundit

exit.al 25 Qershor 2020, 12:33

14 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan sot në Shkodër, duke e bërë qytetin me më shumë të infektuar për 25 qershorin.

Dy prej të infektuarve janë punonjës fasonerie. Ndërsa të tjerët janë kontakte të pacientëve të mëparshëm.

Aktualisht në Shkodër ka 153 pacientë aktivë me Covid-19.

Shpërndaje te miqtë