Shkarkohet prokurori i Tiranës, Kol Hysenaj

exit.al 19 Prill 2021, 14:32

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra prokurorin e Tiranës, Kol Hysenaj. Vendimi u dha nga trupa e përbërë nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe  Olsi Komici.

Prokurori Hysenaj u përball me probleme në të tri kriteret e rivlerësimit. Komisioni evidentoi mosdeklarim të kursimeve dhe gjendjes cash në vite, si dhe deklarim të paplotë të burimeve për disa prej pasurive të deklaruara.  KPK gjeti probleme për blerjen e një apartamenti dhe për të ardhurat e bashkëshortes nga një aktivitet privat si dhe për blerjen e një autoveture tip “Benz” për 500 mijë lekë dhe dhe të shitur dy vjet më vonë për 22 mijë euro.

Gjithashtu, Komisioni i konsideroi si “financiarisht jo të logjikshme” një sërë transakionesh të kryera nga Hysenaj.

Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) e konsideroi Hysanjn të papërshtatashëm për të vijuar detyrën.

Ndërkohë, KPK vuri në dukje se atij i ishin kërkuar sqarime për tre denoncime në kriterin e profesionalizmit si dhe për një aksident ku ishte përfshirë Hysenaj, që kishte pasur edhe viktimë

Kol Hysenaj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997 dhe ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokuroritë e Lushnjes, Kavajës dhe Tiranës.