“Nuk është i drejtë largimi im nga radhët e drejtësisë pasi kam 26 vite që kontribuoj, pasi kemi luftuar çdo ditë më krimin e organizuar”.
Kjo është hera e dytë që ky KLP mbetet me 10 anëtarë për shkak të shkarkimeve nga vettingu. Më parë kjo gjë ka ndodhur kur Gentian Osmani u shkarkua nga detyra në korrik 2019. Në vend të Osmanit në nëntor 2019 u zgjodh Esmeralda Cami, ish-drejtuese e Prokurorisë së Dibrës. (Lexo këtu: Komisioneri Publik: Kontrata mes prokurorit Cani dhe kompanisë Kastrati, konflikt interesi).Vetingu shkarkon anëtarin e KLP-së Besnik Cani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) shkarkoi sot prokurorin Besnik Canin duke lënë me 10 anëtarë Këshillin e Lartë të Prokurorisë (KLP).
KPA arsyetoi vendimin me faktin se Cani kishte probleme me deklarimin e pasurisë.
Prokurori Cani u konfirmua fillimisht në detyrë më 27 nëntor 2018. Dy javë më vonë, ai u zgjodh anëtar i KLP-së.
Vendimi i konfirmimit në detyrë u ankimua nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) dhe Komisioneri Publik.
ONM qe shprehur se prokurori Cani kishte dy raste të qarta konflikti të interesit. Cani e ka cilësuar si të padrejtë largimin nga drejtësia pas 26 viteve kontribut:
Të sugjeruara
SHBA-të vazhdojnë presionet ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj Serbisë
27 Shkurt 2020, 10:28Arabia Saudite ndalon pelegrinazhet e Mekës prej koronavirusit
27 Shkurt 2020, 10:10Raporti i së enjtes: vdekjet, të prekurit, dhe gjendja e të sëmurëve me koronavirus
27 Shkurt 2020, 08:49
Flamingot, integrimi europian dhe "ç'do bëhet me ne pa Enverin?"
8 Korrik 2026, 17:18
