“Me një kosto mesatare ndërtimi prej rreth 40 mijë euro për apartament, kostoja totale për ndërtimin e banesave për strehimin e të gjithë të prekurve është rreth 100 milionë euro.”
Zoti Shehaj shkruan se Kryeministri Rama ka shpërdoruar shumë “100 milionë euroshe” për t’ia shpërndarë kompanive koncesionare të afërta më të, por edhe në kohë tragjedie, ai ka deklaruar se “koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë”. Ish-deputeti shkruan:“110 milionë euro do t’i paguhen dëmshpërblim nga paratë e njerëzve Becchettit pasi Edi Rama mbylli median që ekspozonte korrupsionin e tij.
Të paktën 100 milionë euro do shkojnë si kosto e fryrë korruptive në secilin nga koncesionet e Rrugës së Arbërit, Rrugës Milot-Balldren, Rrugës së Kombit.
Të paktën 100 milionë euro është fryrja e kostove në koncesionet e shëndetësisë, gjysma e tyre me kompani offshore. luksi dhe kapriçot e Kryeministrit u kanë kushtuar shqiptarëve mbi 500 milionë euro në fasada ndërtesash qeveritare, makiazhe sheshesh, makina, mobilje, udhëtime.
Më shumë para do të shkojnë për koncesionet korruptive me kompani guackë të incineratorëve.
Në këtë kohë tragjedie, Kryeministri ka deklaruar se koncesioneve dhe oligarkëve nuk do t’u preket asnjë qindarkë. As luksi qeveritar nuk do ndërpritet. Për njerëzit pa shtëpi dhe pa mundësi; duke parë e duke bërë.”
