“Draftbuxheti i vitit 2020 zbulon se qeveria do të paguajë 12,8 miliardë lekë për koncesionin e laboratorëve. Oferta e deklaruar fituese në tender nga qeveria ishte 9 miliardë (66 milionë euro) […] por pa asnjë shpjegim dhe në mënyrë krejtësisht jo-transparente, vlera në draftbuxhetin e vitit 2020 shkon në 13 miliardë lekë, pra 4 miliardë më shumë (gati 35 milionë euro) pa dhënë asnjë shpjegim dhe në shkelje të ligjit.”
Koncesioni i laboratorëve është koncesioni i katërt më i madh në shëndetësi. Ai u miratua në prill të këtij viti. Koncesioni parashikon dhënien për 10 vitet e ardhshme të shërbimit të analizave të 5 spitaleve publike kompanive private. Fitues u shpall bashkimi i kompanive Labopharma, Ab Laboratory Solutions dhe Exalab. Kompania Ab Laboratory e regjistruar në Holandë rezultoi se kishte probleme me pronësinë. Sipas Top-Channel “përfaqësohej nga persona fiktivë". Kjo e bllokoi koncesionin prej rreth 2 vitesh nga Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC), e cila kishte shërbyer si konsulente ligjore e procedurave të koncesionit. Sipas ish-deputetit demokrat Shehaj ky koncesion “është afire korruptive, jo vetëm prej rritjes së vlerës, por edhe për faktin se kompania që e ka fituar (tenderin) është e llojit guackë (off-shore) për të cilën është e pamundur të dihet se kush janë pronarët”. Pjesëmarrja e kompanive guackë në tendera publikë cilësohet nga Zoti Shehaj si “tregues i qartë i vjedhjes së parave publike nga qeveria shqiptare”.Shehaj: Qeveria rrit me 35 milionë euro koston e koncesionit të laboratorëve
Qeveria shtoi koston e koncesionit të laboratorëve nga 66 milionë në mbi 100 milionë euro pa treguar transparencë dhe në shkelje të ligjit. Ky rast është denoncuar nga ish-deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj.
Në një postim në Facebook, Zoti Shehaj tregoi se qeveria kishte përfshirë në projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm pagesa më të mëdha se sa ishin deklaruar në momentin kur u vendos koncesioni.
Të sugjeruara
9 persona nën hetim për sulmin ndaj policisë dhe punonjësve të IKMT te Unaza e Re
8 Nëntor 2019, 11:40Organizata CRCA kërkesë Presidentit të mos dekretojë ligjin Për Rininë
8 Nëntor 2019, 11:15Makron: NATO në vdekje klinike; Merkel kundër: Kritikë drastike
8 Nëntor 2019, 10:57
Beteja për Busullën Morale: Kur devijimi bëhet rregull
24 Korrik 2026, 12:09
