SHBA-të rregjistrojnë rreth 500 mijë viktima nga Covid-19

exit.al 22 Shkurt 2021, 09:49

Rreth 500 mijë vdekje janë rregjistruar në SHBA për shkak të koronavirusit. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins deri të dielën janë shënuar në total 498,880 viktima.

Megjithatë rastet e reja, shtrimet në spital dhe viktimat kanë rënë dukshëm në javët e fundit.

SHBA-të janë vendi më shpërndarjen më të mirë të vaksinave në botë, në krahasim me vendet e pasura, sipas të dhënave të faqes “Our Ëorld in Data”.

Deri më tani janë vaksinuar më shumë qytetarë se çdo vend i botës, rreth 12 përqind. Përpara SHBA-ve renditen Izraeli, Seychell, Emiratet e Bashkuara, Britania dhe Bahrain.

Ata po e shpërndajnë vaksinën 3 herë më shpejt se sa BE-ja, në krahasim me popullsinë dhe 5 herë më shumë se sa Kanadaja. Kjo ka ndodhur për shkak se SHBA-të kanë më shumë para për të blerë më shumë vaksina se sa i duhen dhe kanë kapacitetin për ta prodhuar në vnd vaksinën.

Presidenti Biden ka premtuar se e gjithë popullsia do të vaksinohet brenda muajit korrik.

Shpërndaje te miqtë