SHBA-të rikthejnë kufizimet e udhëtimeve

exit.al 27 Korrik 2021, 10:06

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, SHBA po marrin masa shtrënguese kundër përhapjes së mutacionit Delta në vend.

Autoritetet shëndetësore vendosën ndalimin e udhëtimit drejt vendeve Spanjë, Portugali, Qipro dhe Kirgizi, për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me kmutacionin Delta.

Në qershor, Qendrat amerikane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve hoqën paralajmërimet për udhëtime në më shumë se 110 shtete dhe territore, mirëpo teksa rastet e të infektuarve rriten, paralajmërimet janë rikthyer.

Departamenti amerikan për Çështje të Veteranëve i kërkoi punëtorëve të saj shëndetësorë të marrin vaksinat kundër koronavirusit.