SHBA-të nuk do të hetojnë financimet e huaja në fushatën e ish-Presidentit Trump

exit.al 13 Maj 2021, 09:43

Komisioni Federal i Zgjedhjeve në SHBA-ve ka vendosur të mos hetojë pretendimet për financime të huaja të paligjshme në fushatën e ish-presidentit Trump, në vititn 2016.

Kjo do të thotë se as takimi mes djalit të ish-presidentit dhe dy shtetasve rusë në Trump Toëer gjatë fushatës 2016, nuk do të hetohet.

Komisioni qendror amerikan i zgjedhjeve mbylli edhe hetimet për pagesën e një aktoreje të filamve për të rritur nga Donald Trump gjatë fushatës së 2016.

Argumenti kryesor për mos hetimin e financimeve ishte parashkrimi pesë-vjeçar për krimet e këtij lloji, dhe mungesa e provave bindëse.

Në 2016, Partia Demokratike akuzoi djalin e ish-presidentit Trump, dhëndrin e tij,  Jared Kushner dhe kryetarin e fushatës Paul Manafort përp përfitimin e financimeve të paligjshme nga shtetas rusë.