SHBA-të nisin përdorimin e vaksinës së Johnson & Johnson

exit.al 24 Prill 2021, 19:15

Qeveria amerikane ka vendosur nisjen e administrimti të vaksinës së Johnson & Johnson, me justifikimin se “përfitimet e tejkalojnë rrezikun e një çrregullimi të rrallë të mpiksjes së gjakut”.

Axios.com raporton se vaksina Johnson & Johnson është një mjet i rëndësishëm për të plotesuar nevojat për vaksinimin në SHBA. Përdorimi i vaksinës u ndalua për 2 javë, pas raportimeve për mpiksje gjaku tek 7 persona të vaksinuar.

Qendra e Kontrollit të Sëmudjeve, CDC raportoi për 9 raste të tjera shtesë të mpiksjes së gjakut.

“Siguria është përparësia jonë kryesore. Kjo ndalesë ishte një shembull i funksionimit të monitorimit tonë të sigurisë, duke identifikuar edhe këtë numër të vogël të rasteve, "tha Komisionerja e Qendrës së Kontrollit të Sëmundjeve, Janet Woodcock.