SHBA përshëndet marrëveshjen 750 mln dollarëshe për mbikëqyrjen e deteve

exit.al 28 Shkurt 2020, 12:16

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes 750 mijë dollarëshe mes Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare dhe kompanisë amerikane Lockheed Martin, për mbështetjen dhe mirëmbajtjen e Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ambasada thekson se ky sistem do t’i mundësojë Shqipërisë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij. Po ashtu një ditë më parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim përshëndeti qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në mbrojtje të NATO-s dhe BE-së në Rusi në bisedën me ministrin e jashtëm rus Lavrov. Duke përgëzuar Ramën, Yuri Kim shkroi në Twitter:

“Në 26 shkurt, Lavror u përpoq t’i japë leksione Shqipërisë se si ‘detyrimet’ e NATO-s dhe BE-së pengojnë lidhjet me Rusinë. Edi Rama e korrigjoi, “Ne nuk jemi me NATO-n apo BE-ne sepse jemi të detyruar, por sepse zgjedhim të jemi me ta dhe jemi krenarë që jemi pjesë e asaj familjeje të madhe.”