SHBA: 100 zyrtarë të Partisë Republikane kërcënojnë me formimin e një partie të 3-të

exit.al 12 Maj 2021, 11:15

Mbi 100 anëtarë të Partisë Republikane në SHBA kanë kërcënuar se do të krijojnë një parti të tretë, nëse Partia Republikane nuk ndahet nga ish-Presidentin Donald Trump.

Në letrën, "Një Thirrje për Ripërtëritjen Amerikane", ata theksojnë se partia duhet të largohet nga teza e gabuar se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën.

"Partia Republikane është thyer. Është koha për një rezistencë të "racionalëve " kundër "radikalëve", shkruhet në letër. Letra thekson gjithashtu përçarjen e gjerë ndërpartiake nga Trump.

Nënshkruesit e letrës, të cilët përfshijnë ish ambasadorë, guvernatorë, anëtarë të kongresit dhe sekretarët e kabinetit, duan që Partia Republikane të kthehet në udhëheqjen "parimore" dhe të refuzojë teoritë e ndarjes dhe konspiracionit, ose të përballet me një parti të re.

Mbështetësit e grupit të reformës përfshijnë ish Guvernatorët Republikanë Tom Ridge, Christine Todd Whitman, sekretaren e Transportit të epokës George W. Bush Mary Peters dhe ish anëtarët e Dhomës Charlie Dent, Barbara Comstock, Reid Ribble dhe Mickey Edwards.